Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Trepçës, Aziz Abrashi

Ka ndërruar jetë ish-drejtori i kombinatit “Trepça” dhe ish funksionari i lartë i ish–Jugosllavisë, Aziz Abrashi. 

Lajme

08/07/2014 16:41

Këtë e ka konfirmuar përmes rrjetit social Facebook, i biri i tij, Gazmend Abrashi.

“Njoftoj familjarët dhe miqtë, se sot, më 8 Korrik 2014 në Prishtinë ndërroj jetë babai im, Aziz Abrashi. Mbledhja komemorative do të mbahet nesër më 09 Korrik 2014, në orën 15:00h në kinemanë ABC në Prishtinë, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 17:00h në varrezat e Dragodanit në Prishtinë”, ka shkruar Gazmend Abrashi.

Abrashi ishte në krye të grevës së minatorëve të Trepçës të shkurtit të vitit 1989, e cila zgjati prej 8 ditë.

Më pas ai bashkë me udhëheqës dhe minatorë të Trepçës u burgos nga Serbia.