Ka koleksionuar mbi 30 mijë gazeta për 33 vite, ferizajasi tregon cila ka qenë e para në koleksionin e tij

Azem Çerkini nga Ferizaji ka një karakteristikë jo shumë të zakonshme. Ai tash e 33 vite i koleksionon gazetat duke arritur kështu në një shifër prej 30 mijë gazetash. Çerkini në një intervistë për lajmi.net ka treguar se këtë koleksionim e ka filluar në vitin 1991 ndërsa leximin e gazetave e ka filluar 20 vite…

Lajme

22/08/2024 14:43

Azem Çerkini nga Ferizaji ka një karakteristikë jo shumë të zakonshme.

Ai tash e 33 vite i koleksionon gazetat duke arritur kështu në një shifër prej 30 mijë gazetash.

Çerkini në një intervistë për lajmi.net ka treguar se këtë koleksionim e ka filluar në vitin 1991 ndërsa leximin e gazetave e ka filluar 20 vite më parë.

Ai ka treguar se në koleksionin e tij ka gazeta, revista javore, dyjavore dhe libra e gjithashtu e ka përmendur edhe gazetën e tij të parë në koleksion dhe pse e ka bërë atë të filloj koleksionimin.

“Koleksionimin respektivisht koleksionimin e gazetave, revistave javore, dyjavore, mujore kam filluar ta mbledh që nga viti 1991 ndërsa gazeta e parë të cilën kam fillu me e koleksionu e kujtoj si sot është gazeta studentore “Bota e Re” në njërin prej numrave të tyre. Ballinë e asaj gazete ka qenë një karikaturë ku ka qenë Jozef Bros Tito, ish kryetari i Jugosllavisë, ai ka qenë në mes e anash tij kanë qenë dy gardianë njëri çetnik tjetri rustash duke e dërgu në burg. Ajo për mua në atë moment ka qu peshë në përmbajtjen e vetë sepse një ngjarje e tillë pesë-gjashtë vite më parë as nuk ka mujt me u marr me mend”, ka thënë Çerkini për lajmi.net. /lajmi.net/

Video: