“Ka filluar numërimi mbrapsht” – Zyrtarizimi i Intevstcorp si pronarë të Milanit çështje javësh
Ka mbetur shumë pak kohë deri në zyrtarizimin e Intevstcorp si pronarë të rinj të klubit të Milanit.

Sport
Gjithçka pothuajse është gati, me palët që tashmë janë dakorduar për një ndryshim në hierarkinë e klubit.
Siç raporton Gazetta, bisedimet tanimë kanë mbaruar, me pronarët e rinj që pritet të zyrtarizohen në javën e ardhshme, transmeton lajmi.net.
Deri më tani Milani drejtohej nga Elliot Managment që e blenë klubin në vitin 2018. /Lajmi.net/