Ka filluar numërimi i votave të diasporës nëpër përfaqësitë diplomatike
Sot (e mërkurë) në ora 16:00 ka filluar numërimi i votave të diasporës nëpër përfaqësitë diplomatike. Numërimi i tyre do të bëhet tek Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, shkruan lajmi.net. Më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57%…

Lajme
Sot (e mërkurë) në ora 16:00 ka filluar numërimi i votave të diasporës nëpër përfaqësitë diplomatike.
Numërimi i tyre do të bëhet tek Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, shkruan lajmi.net.
Më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352.
Votat e diasporës pritet të ndryshojnë rezultatet dhe numrin e deputetëve që do të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Deri tani, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.8%, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22.03%, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.64% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.46%.
Në vazhdim do të numërohen edhe votat e diasporës përmes postës, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht. /Lajmi.net/
Fotografi nga fillimi i procesit të numërimit: