Juventusit i shtohen dy të lënduar
Jo gjithçka shkoi mirë për Juventus, në fitoren ndaj Inter. Skuadra e Juventus mori një fitore të madhe mbrëmë përballë Inter, në ‘Allianz Stadium’. Megjithatë, kjo fitore solli disa probleme me vete. Maxi Allegri numëron dy emra të rinj në listën e lëndimeve. Siç bën të ditur vet trajneri, Weston McKenie dhe Leandro Paredes janë…
Sport
Jo gjithçka shkoi mirë për Juventus, në fitoren ndaj Inter.
Skuadra e Juventus mori një fitore të madhe mbrëmë përballë Inter, në ‘Allianz Stadium’.
Megjithatë, kjo fitore solli disa probleme me vete. Maxi Allegri numëron dy emra të rinj në listën e lëndimeve.
Siç bën të ditur vet trajneri, Weston McKenie dhe Leandro Paredes janë dy emrat që nuk janë stërvitur me grupin sot, përcjell lajmi.net.
‘Zonja e Vjetër’ ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Hellas Verona, por Paredes e McKenie u stërvitën të veçuar.
Moise Kean vazhdon po ashtu të jetë larg grupit, por ai pritet t’i kthehet seancës stërvitore nesër.
Mbetet të shihet nëse McKennie e Paredes do të mund të luajnë përsëri para Kupës së Botës. /Lajmi.net/