Juventusi udhëton të Milani, përballja e ‘zjarrtë’ do zhvillohet

Juventusi do zhvillojë përballjen ndaj AC Milanit, e vlefshme për xhiron e 16-të të Seria A.

Sport

06/01/2021 12:07

“Bianconerët” njoftuan se dy mbrojtësit Alex Sandro dhe Juan Cuadrado kanë dal pozitiv me COVID-19, derisa priteshin rezultatet e testeve të fundit, transmeton lajmi.net.

Dje kishte raportime se ndeshja mund të shtyhet, nëse ka raste të tjera me COVID-19.

Por, është konfirmuar të mediat italiane se Juventusi ka udhëtuar në Milan, aty ku do zhvillojë ndeshjen në “San Siro”.

Tani, pritet vetëm komunikata zyrtare e “Zonjës së Vjetër” për të dëshmuar se nuk kanë të prekur të tjerë me koronavirus.

Së fundmi Juventusi publikoi edhe listën e lojtarëve të ftuar, pos të prekurve me COVID-19, mungon edhe sulmuesi Alvaro Morata./Lajmi.net/