Juventusi synon transferimin e Pogbas në verë

Juventusi ende s'ka hequr dorë nga mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sport

06/12/2020 21:42

Francezit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe mbetet i lidhur me largimin, por kërkohet edhe nga Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Calciomercato, kampioni i Seria A, Juventusi është duke provuar transferimin e Pogbas në verën e ardhshme për vetëm 50 milionë euro.

27-vjeçari ende nuk ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq” për rinovimin e kontratës, pavarësisht që Solskjaer e sheh si lojtar të rëndësishëm për vitet në vijim.

Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi përfundimtar i Pogbas, që kohën e fundit nuk është në formën e duhur dhe ka humbur pozitën në formacionin titullarë./Lajmi.net/