Juventusi synon ta kryejë sa më shpejt çështjen “Pogba”

Juventusi është duke synuar që taq kryejë sa më shpejt transferimin e Paul Pogbas në Manchester United.

Sport

10/06/2022 14:06

Lojtari tanimë nuk është në kontratë me asnjë klub, e për rrjedhojë kalimi i tij te “Zonja e Vjetër” do të jetë me parametra zero, transmeton lajmi.net.

Se lojtari është gjithnjë e më afër ish-kampionëve italianë e bën të ditur edhe Fabrizio Romano, sipas të cilit kanë mbetur vetëm edhe disa detaje para se gjithçka të finalizohet.

Ky do të jetë një rikthim për Pogban që edhe në të kaluarën luante për ngjyrat bardh e zi. /Lajmi.net/