Juventusi në bisedime me De Ligt për rinovimin e kontratës
Juventusi është në bisedime të avancuara me Mathijs De Ligt për ta vazhduar bashkëpunimin, të paktën edhe dy vite.
Sport
“Zonja e Vjetër” është e gatshme t’i ofrojë kontratë dyvjeçare lojtarit, i cili është një nga pikat kyçe të skuadrës.
Siç bën të ditur Fabrizio Romano, nëse një marrëveshje e tillë finalizohet, atëherë klauzola liruese e lojtarit do të jetë më e ulët sesa e tanishmja që kap vlerën e 120 milionë eurove.
De Ligt iu bashkua Juventusit në vitin 2019 për shumën e 85 milionë eurove.
Gjatë kësaj kohe me “bardhezinjtë” ai ishte i pazëvendësueshëm në formacion. /Lajmi.net/