Juventusi me siguri të plotë triumfon ndaj Romës

Juventus ka dalë fitimtar në derbin ndaj Romës në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Sport

06/02/2021 19:53

Juventus ka triumfuar në Allianz Stadium në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A, “Bianconerët” ishin të sigurt duke e kontrolluar lojën dhe lanë pak shanse për Romën e cila dukej se nuk mundi tu bënte ballë lojës së mirë të vendasëve, transmeton lajmi.net.

Ishte Cristiano Ronaldo i cili zhbllokoi rezultatin për ti dhënë avantazhin Juventusit në minutën e (13′). Portugezi i cili festoi ditëlindjen e 36-të shënoi golin e 15-të këtë sezon.

Ronaldo ishte në pozitë të mirë për të shënuar edhe një gol, por Marash Kumbulla ndërhyri aq sa për të devijuar goditjen e tij e cila përfundoi në shtyllën e Pau Lopezit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të Juventusit.

Me të filluar pjesa e dytë, magjia e Juves nuk u shua. Në minutën e (65′) Kulusevski u inkuadrua në lojë. Pas vetëm katër minutash, goditja e Kulusevskit përfundoi në rrjetë por goli u regjistrua si autogol i Ibanez në minutën (69′).

Tani, Juventus me këtë fitore ngjitet në pozitën e tretë me 42 pikë total dhe bën një hap gjigant në luftën për titullin kampion.

Roma mbetet në pozitën e katërt me 40 pikë./Lajmi.net/