Juventusi konsideron rikthimin e Fernando Llorentes

Sulmuesi Fernando Llorente mund të rikthehet të Juventusi pas një sezoni zhgënjyes të Napoli.

Sport

28/12/2020 23:18

Sipas Sky Sport Italia, 35-vjeçari është në listën e transferimeve, meqenëse “Bianconerëve” iu nevojitet një lojtar me karakteristikat si Alvaro Morata, transmeton lajmi.net.

Llorente edhe më herët ishte në Torino mes viteve 2013-15, që shënoi 27 gola në 92 ndeshje për klubin.

Këtë edicion, Llorente zhvilloi vetëm 19 minuta dhe pritet të largohet në janar.

Interesim për të ka shprehur edhe Sampdoria, derisa thuhet se agjenti i tij është në negociata me Juven për rikthimin e mundshëm për së paku gjashtë muaj./Lajmi.net/