Juventusi konfirmon një rast pozitiv me COVID-19 në skuadër

Juventusi ka konfirmuar se futbollisti, Hamza Rafia ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

29/07/2021 11:45

Juventusi ka bërë të ditur që futbollisti, Hamza Rafia ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit me metodën PCR, transmeton lajmi.net.

Klubi nga Torino ka bërë të ditur që Rafia menjëherë është vetizoluar ku është duke ndjekur protokollet kundër COVID-19.

“Bianconerët” gjithashtu do të kryejnë edhe një testim tjetër për të parë nëse ndonjë anëtar tjetër i skuadrës është infektuar apo jo./Lajmi.net/