Juventusi konfirmon lëndimin e Chiellinit, ja sa do mungojë
Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini mund të mungojë edhe për një tjetër muaj pas lëndimit të radhës.
Sport
Juventusi përmes një komunikate ka konfirmuar se italiani ende s’është shëruar nga lëndimi që ka pësuar më herët, transmeton lajmi.net.
“Chiellini që pësoi lëndim të shkallës së ulët të kofsha e majtë në prag të ndeshjes me Lazion vazhdon me terapinë”, shkruhej në njoftim.
Sipas Goal, lëndimet e tilla zgjasin së paku një muaj, andaj Chiellini mund të mos rikthehet në fushën e gjelbër para dhjetorit.
Këtë edicion 36-vjeçari zhvilloi vetëm katër ndeshje në Seria A dhe Ligën e Kampionëve, derisa humbi gjysmën e edicionit të kaluar shkaku që këputi ligamentet.
Lajmi i mirë për “Zonjën e Vjetër” është se afër shërimit nga lëndimi janë dyshja mbrojtëse Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro./Lajmi.net/