Juventusi i ofron Barcelonës shkëmbimin, Pjanic-Ramsey

Juventusi dhe Barcleona mund të bëjnë edhe një shkëmbim tjeter.

Sport

17/07/2021 12:00

Skuadra e Juventusit dhe Barcelonës janë gati për një shkëmbim të dytë.

Sipas “Calciomercato.com”, ideja e “Bianconerëve” është shkëmbimi i Aaron Ramseyt me Miralem Pjanic i cili dihet që pëlqehet nga Massimilano Allegri, transmeton lajmi.net.

Në verën e vitit 2020 Pjanic u shkëmbye me Arthur, por boshnjaku nuk po mund të gjejë vend në 11-shen e parë assesi, sidomos me një Sergio Busquets në formë.

Pjanic paguhet 9 milionë euro në sezon ndërsa Ramsey 7.5 dhe shkëmbimi i tyre do të ishte i levërditshëm për të dyja klubet.

Juvetnusi ka nevojë për një “dirigjent” në mesfushë, ndërsa Barcelona ka nevojë të marrë një mesfushor qendror pas dështimit të transferimit të Wijnaldum./Lajmi.net/