Juventusi fiton derbin lokal, mbetët në garë për një vend në Europë

Skuadra e Juventusit ka shënuar një fitore të madhe në derbin lokal ndaj Torinos me rezultatin 4-2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Serie A. Skuadra mysafire e nisi për mrekulli ndeshjen, pasi në minutën e dytë, Karamoh shënoi golin e epërsisë, shkruan Lajmi.net Pas golit të parë, u shënuan edhe tre…

Sport

28/02/2023 22:42

Skuadra e Juventusit ka shënuar një fitore të madhe në derbin lokal ndaj Torinos me rezultatin 4-2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Serie A.

Skuadra mysafire e nisi për mrekulli ndeshjen, pasi në minutën e dytë, Karamoh shënoi golin e epërsisë, shkruan Lajmi.net

Pas golit të parë, u shënuan edhe tre të tjerë. Fillimisht ishte Cuadrado që barazoi shifrat në minutën e 16’të, pastaj Sanabria në minutën e 43’të për 1 me 2 dhe Danilo për 2 me 2 në minutën e 45’të.

Në pjesën e dytë, skuadra e Max Allegrit ishte më kërkuese dhe shënoi dy gola.

Në minutën e 71’të fillimisht shënoi Bremer për 3 me 2 dhe në minutën e 81’të, Rabiot për rezultatin përfundimtar.

Vlen të përmendet se në këtë ndeshje u rikthye mesfushori i Kombëtares së Francës, Paul Pogba – i cili s’kishte luajtur që nga muaji prill i vitit të kaluar.

Me fitore, Juventusi mban ende gjallë shpresat për një vend në Europë. Ata tani shkojnë në kuotën e 35 pikëve në vendin e 7-të, 10 më pak se vendi i katërt, Lazio (45)./Lajmi.net/