Juventusi e rrit ofertën për De Ligt

Bisedimet e Juventusit me Ajax për transferimin e mbrojtësit Matthijs de Ligt vazhdojnë.

Sport

11/07/2019 09:33

‘De Telegraaf’ raporton se Juventus ka rritur ofertën e tyre për mbrojtësin e Ajax, Matthijs de Ligt në 67 milionë euro, përcjell lajmi.net.

De Ligt tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me skuadrën nga Torijno, por është Ajax që kërkon së paku 75 milionë euro për reprezentuesin holandez.

Kampionët e Serie A shpresojnë të përfundojnë marrëveshjen këtë javë, në mënyrën që prezantimi i lojtarit të bëhet të shtunën, dhe ta marrin atë më vete në turneun para sezonal në Azi.

Për De Ligt, interesim ka edhe nga Barcelona./Lajmi.net/