Juventusi bind mesfushorin të vazhdojë kontratën, rinovimi deri në vitin 2025

Drejtuesit e Juventusit kanë bindur përfundimisht Adrien Rabiot që të nënshkruajë një kontratë të re me klubin. Mesfushori francez do të qëndrojë në skuadrën nga Torino deri në vitin 2025 dhe këtë informacion e ka bërë të ditur “Gazzetta”, përcjell lajmi.net. Kontrata e futbollistit të lartpërmendur me klubin italian i skadon në qershor të vitit…

Sport

08/12/2023 11:38

Drejtuesit e Juventusit kanë bindur përfundimisht Adrien Rabiot që të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.

Mesfushori francez do të qëndrojë në skuadrën nga Torino deri në vitin 2025 dhe këtë informacion e ka bërë të ditur “Gazzetta”, përcjell lajmi.net.

Kontrata e futbollistit të lartpërmendur me klubin italian i skadon në qershor të vitit pasardhës.

Rabio i huazoi pajisjet e Juventusit në vitin 2019, ndërsa më parë ka luajtur për PSG.

Ky futbollist 28-vjeçar ka bërë 13 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe ka arritur të shënojë dy gola./Lajmi.net/