Juventus vihen pas mbrojtësit të Atletico Madrid

Skuadra e Juventus ka filluar qysh tash të mendojë për përforcimet e merkatos së verës.

Sport

07/04/2022 20:49

‘Zonja e Vjetër’ ka bërë një sezon të dështuar sa i përket Champions League dhe Serie A dhe e dinë se duhet bërë shumë lëvizje për të përmirësuar diçka sezonin tjetër.

Mbrojtja është një nga repartet që kërkon intervenim dhe për këtë repart ata po shikojnë të marrin diçka nga Atletico Madrid.

Sipas ‘Tuttosport’, Juventus duan shërbimet e Renan Lodi, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Brazilit mbulon krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka shkëlqyer me kampionët e La Liga.

Juventus e shohin Lodi si zëvendësues ideal për Alex Sandron. /Lajmi.net/