Juventus triumfon ndaj Sampdorias, ngjitet në pozitën e tretë

Juventus dhe Sampdoria janë ndeshur në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.

Sport

30/01/2021 19:57

“Bianconerët” nuk kanë lënë hapësirë për gabime dhe kanë triumfuar për tu ngjitur në pozitën e tretë në tabelë, transmeton lajmi.net

Ndeshja ishte shumë e vështirë për Juven, fillimisht ishte Federico Chiesa i cili shënoi në minutën (20’).

Sampdoria vazhdimisht provoi por nuk mundi të gjejë rrjetën.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal të Juves.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, Pirlo bëri disa zëvendësime pasi pa që skuadra nuk mund të kombinonte lirshëm.

Goditjen përfundimtare e dha Aaron Ramsey në minutën (90+1’), nga një asistim i Juan Cuadrados.

Tani Juventus qëndron në pozitën e tretë me 39 pikë dhe me një ndeshje më pak, ndërsa Sampdoria mban pozitën e 10-të me 26 pikë total./Lajmi.net/