Juventus siguron një super përforcim për janar (FOTO)
Juventus e ka gati përforcimin e ri për afatin kalimtar të janarit.

Merkato
Juventus ka hasur në probleme të mëdha në mesfushë, deri më tani gjatë këtij sezoni.
Dhe, kjo ka detyruar “Bianconerët” që të hyjnë në treg në kërkim të një përforcimi të ri.
Andaj, kampioni i Serie A i është kthyer një objektivi të vjetër, Axel Witsel.
Mesfushori i Zenit St Petersburg do të transferohet në Juventus pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, raportojnë mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.
Reprezentuesi belg ishte afër kalimit në Torino në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës por vonesa në përcjelljen e dokumentacionit përkatës nga klubi rus bëri që marrëveshja të shtyhej, deri në janar.
Witsel ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Zenit St Petersburg.