Juventus shumë afër transferimit të Kaio Jorge
Kaio Jorge duket se karrierën do ta vazhdojë te gjiganti italian.
Sport
Interesim për sulmuesin fillimisht pati shprehur Milani, transmeton lajmi.net.
Por kur dukej që futbollisti i Santos do të kalojë te ‘Rossonerët’ në skenë doli Juventusi që nisi menjëherë kontaktet për blerjen e tij.
Së fundmi mediat italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër” është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Santosin për transferimin e Jorge.
Thuhet se ‘Bianconerët’ do të shpenzojnë vetëm 3 milionë euro për blerjen e tij, 1.5 milionë euro do të paguhen menjëherë ndërsa 1.5 milionë euro të tjera vitin tjetër.
19-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 28 paraqitje me ekipin brazilian, duke realizuar tetë gola dhe tre asistime.
Futbollist me të ardhme të ndritshme që duket se karrierën do ta vazhdojë te Juventusi. /Lajmi.net/