Juventus rivalizon Milanin për kartonin e Renato Sanches

Renato Sanches është dëshira kryesore e Milan tash e disa muaj.

Sport

10/03/2022 23:55

Mesfushori portugez po shkëlqen me fanellën e Lille dhe ka marrë vëmendjen e skuadrës ‘Rossoneri’, e cila synoi transferimin e tij edhe gjatë merkatos së janarit.

Por, Milan del të mos jetë skuadra e vetme italiane që interesohet për shërbimet e mesfushorit të Lille.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, edhe Juventus është futur në garë për portugezin, transmeton lajmi.net.

Gjatë muajit të kaluar raportohej se lojtari veç ishte pajtuar tashmë për një transferim te Milani.

Mbetet të shihet nëse interesimi i Juventus do të ndryshojë mendjen e Renato Sanches. /Lajmi.net/