Juventus refuzon të shtyjë ndeshjen ndaj Napoli

Skuadra e Juventus nuk është e pajtimit që ndeshja ndaj Napoli të caktohet për orar tjetër.

Sport

03/10/2020 21:50

Napoli numëron dy lojtarë të infektuar me Covid-19 dhe si pasojë kanë shpallur një situatë alarmante.

Protokolli i Serie A nuk sheh që një ndeshje të shtyhet apo anulohet, nëse skuadra ka së paku 13 lojtarë në dispozicion për ndeshje, përcjell lajmi.net.

Kështu, Juve, në përputhshmëri me këtë protokoll, të dielën do të zbresë në fushën e blertë për të pritur Napolin.

Nëse mysafirët nuk dalin në fushë, ‘Zonja e Vjetër’ kërkon tri pikët në tavolinë.

Autoritetet lokale të shëndetësisë në Napoli kanë ndaluar udhëtimin e skuadrës së Napolit drejt Torinos.

Kujtojmë se si pasojë e gjithë kësaj, Amir Rrahmani rrezikon të humb grumbullimin me Kosovën. /Lajmi.net/