Juventus refuzon Drogban, pëlqen Sanchezin

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka njoftuar se klubi ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit Didier Drogba. Por, ai pranoi se Bianconerët pëlqejnë Alexis Sanchezin.

Sport

28/05/2014 21:50

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka bërë të ditur se gjiganti torinez ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit Didier Drogba, i lirë, pas largimit nga Galatasaray.

Mirëpo, ai pranoi se kampioni i Italisë është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Alexis Sanchez.

“Drogba është aktualisht futbollist i lirë, na kanë propozuar, por ne nuk e kemi marrë në konsideratë”, deklaroi Marotta për mediet italiane.

“E vlerësojmë Sanchezin, por ende nuk kemi filluar ndonjë përpjekje për transferimin e tij. Në ditën kur do të bëjmë lëvizjet e para, do t’ju njoftojmë”, u shpreh ai.

Juventus është duke kërkuar përforcime, për të paraqitur kandidaturë më serioze në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.