Juventus planifikon shitjen e Ramsey dhe blerjen e Locatellit
Juventus është duke planifikuar të transferojë Manuel Locatellin dhe të shesë Aaron Ramsey gjatë verës, me uellsianin që do rikthehet në Premierligë.
Sport
“Zonja e Vjetër” kërkon përforcime në mesfushë gjatë verës dhe Locatelli shihet si prioriteti kryesor, transmeton lajmi.net.
Juventusi edhe verën e kaluar provoi të nënshkruajë me italianin, por dështoi shkaku i kushteve të larta të Sassuolos.
Klubi kërkoi 40 milionë euro dhe assesi s’pranoi ofertat e huazimit me mundësi ose obligim blerje.
Sipas Gazzetta dello Sport, dy klubet do vazhdojnë negociatat, me Nicolo Fagioli që ndoshta do përfshihet në marrëveshje.
Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” duhet ta shesë se pari Aaron Ramsey, i cili këto dy vitet e fundit ka vuajtur nga lëndimet e shpeshta.
Për këtë arsye, bordi ka vendosur ta shesë dhe 30-vjeçari ndoshta do rikthehet në Premierligë.
“Bianconerët” gjithashtu janë duke vëzhguar edhe Houssem Aouar, por klubi francez duan 50-60 milionë euro që ta shesin mesfushorin./Lajmi.net/