Juventus përgatit 20 milionë funte – synon kartonin e Firmino

Juventus synon ta mbyllë merkaton me një goditje të madhe për fazën e sulmit. ‘Zonja e Vjetër’ ka siguruar nënshkrimet e Paul Pogba dhe Angel Di Maria, por duket se planifikon edhe një goditje tjetër. Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Juve po planifikon një lëvizje për Roberto Firmino, përcjell lajmi.net. ‘Biankoneri’ janë të…

Sport

24/07/2022 22:41

Juventus synon ta mbyllë merkaton me një goditje të madhe për fazën e sulmit.

‘Zonja e Vjetër’ ka siguruar nënshkrimet e Paul Pogba dhe Angel Di Maria, por duket se planifikon edhe një goditje tjetër.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Juve po planifikon një lëvizje për Roberto Firmino, përcjell lajmi.net.

‘Biankoneri’ janë të gatshëm t’i paguajnë Liverpoolit 20 milionë funte për brazilianin.

Firmino nuk është në mesin e lojtarëve të paprekshëm në formacionin e ‘Reds’. Me ardhjen e Nunez konkurrenca do të jetë edhe më e fortë, prandaj ‘Allianz Stadium’ mund të jetë një destinacion i mirë për të.

Mbetet të shihet nëse Juventus do t’i bëjë më konkret hapat për të siguruar kartonin e Firmino. /Lajmi.net/