Juventus optimist për nënshkrimin me mbrojtësin e Arsenal, Gabriel

Skuadra e Juventus është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Giorgio Chiellini.

Sport

23/05/2022 17:54

‘Zonja e Vjetër’ ndau rrugët me Chiellini pas 17 viteve, dhe tashmë është duke shikuar për një alternativë në merkato.

Raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se Juventus ka shënjestruar mbrojtësin e Arsenal, Gabriel Magalhaes, përcjell lajmi.net.

Braziliani mund të jetë i joshur për një lëvizje të tillë, pasi me Juventus do të luajë në Champions League, derisa Arsenal ka mbetur në pozitën e pestë, që dërgon në Europa League.

24 vjeçari kaloi tek Arsenal në vitin 2020 si transferim nga Lille dhe nën urdhrat e Mikel Arteta ka qenë startues i rregullt.

Arsenal janë të hapur që të shesin kartonin e Gabriel. /Lajmi.net/