Juventus njofton për gjendjen e Szczesny
Wojciech Szczesny i është nënshtruar testeve mjekësore në J Medical. Skuadra e Juventus ka njoftuar për rezultatet e pranuara nga testimet e Wojciech Szczesny, i cili ndeshjen e fundit e mbylli para kohe. Portieri polak ka ndrydhur kyçin e këmbës, por për fat të mirë i ka shpëtuar ndonjë frakture apo lëndimi më të rëndë…
Sport
Wojciech Szczesny i është nënshtruar testeve mjekësore në J Medical.
Skuadra e Juventus ka njoftuar për rezultatet e pranuara nga testimet e Wojciech Szczesny, i cili ndeshjen e fundit e mbylli para kohe.
Portieri polak ka ndrydhur kyçin e këmbës, por për fat të mirë i ka shpëtuar ndonjë frakture apo lëndimi më të rëndë të kapsulës së ligamentit.
“Pas ndrydhjes së kyçit të këmbës, mbrëmë Szczesny iu nënshtrua ekaziminimeve radiologjike në J Medical, të cilat përjashtuan ndonjë frakturë ose lëndim të rëndësishëm të kapsulës së ligamentit”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
“Disponueshmëria e tij do të vlerësohet në bazë të zhvillimit të lëndimit”, thuhet tutje.
Szczesny pësoi lëndimin gjatë fitores 2:0 të Juventus, në ndeshjen ndaj Spezia. /Lajmi.net/