Juventus njofton për 89.7 milionë euro humbje

Juventus po përballet me humbje të mëdha ekonomike.

Sport

15/10/2020 12:05

Skuadra nga Torino, Juventus, kanë njoftuar për humbje deri në 89.7 milionë euro, në sezonin 2019/20, përcjell lajmi.net.

Ky njoftim është bërë pas takimit të aksionarëve.

‘Zonja e vjetër’ njoftoi për 89.7 milionë euro humbje në aspektin financiar, të përfunduar më 30 qershor 2020.

39.9 milionë mbesin humbje nga viti i kaluar, të cilat pasohen në këtë vit.

Takimi mes aksionarëve nuk është bërë në mënyrë fizike, për të minimizuar rreziqet për infektim.

Kujtojmë se Juventus nuk është skuadra e vetme që po përballet me humbje. Edhe skuadra si Barcelona, Milan e të tjera kanë problemet e njëjta.

Pandemia Covid-19 ka luajtur rol të rëndësishëm në aspektin ekonomik të skuadrave. /Lajmi.net/