Juventus njofton humbjen prej 113 milionë euro për gjashtë muajt e parë të këtij sezoni

Juventusi zyrtarisht ka njoftuar raportin e gjendjes financiare në gjashtë muajt e parë të sezonit 2020-21, duke konfirmuar humbje prej 113.7 milionë euro.

Sport

25/02/2021 18:10

Bordi i drejtorëve të klubit në krye me Andrea Agnellin u takuan dhe aprovuan raportin financiar nga 31 dhjetor 2020, përcjellë lajmi.net.

“Zonja e Vjetër” njoftoi se në gjashtë muajt e parë të këtij edicion ka të ardhura me vlerë 258.3 milionë euro, ndërsa edicionin e kaluar në këtë kohë kishte 322.3 milionë euro.

Kostot janë rritur në 263.4 milionë euro, kurse klubi zbuloi se kanë humbur plotë 113.7 milionë euro.

Gjithashtu, Juventusi shpjegoi se vazhdimi i pandemisë ka gjeneruar edhe një tjetër ndikim negativ, që thuhet se vlen rreth 50 milionë euro./Lajmi.net/