Juventus – Napoli, vendimi përfundimtar të mërkurën

Të mërkurën do të merret vendimi përfundimtar për ndeshjen Juventus – Napoli.

Sport

13/10/2020 16:05

Ndeshja e planifikuar për të dielën e 4 tetorit në ‘Allianz Stadium’ nuk ishte luajtur, por ‘Zonja e Vjetër’ ishte paraqitur në fushë, pavarësisht që e dinte se Napoli nuk do të mund të udhëtonte atë ditë, përcjell lajmi.net.

Juventus kërkonte fitore në tavolinë, ndërsa Napoli donte të shtynte ndeshjen për një datë të më vonshme.

Skuadra e Napolit u akuzua për shkeljen e portokollit dhe një hipotezë për zbritje pikësh u shfaq në mediet italiane.

Afati i dhënë për të paraqitur dokumente është të mërkurën këtë javë, dhe Napoli ka apeluar nenin 55 për të shmangur humbjen 3:0.

Napoli ka argumente të forta për të shmangur një humbje në mënyrë të pacaktuar, pasi autoriteti lokal i shëndetësisë ndaloi udhëtimin e tyre në Torino.

Nesër (e mërkurë) gjykata sportive do të jap vendimin final për gjithë atë që ndodhi në natën e 4 tetorit./Lajmi.net/