Juventus me transferim 70 milionësh për sezonin e ri
Juventus është duke planifikuar t’i bëjë disa transferime të mëdha në afatin kalimtar veror.

Merkato
Juventus do t’i transferojë disa lojtarë të rinj, duke parë që skuadra e tyre po plaket.
‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme që ta ofrojë Riccardo Orsolini për ta transferuar Federico Chiesan apo Nicolo Zaniolon, përcjell lajmi.net nga Tuttosport.
Juventus ka kohë që po e ndjekë talentin e Fiorentinës dhe atë të Romës, ndërsa janë të gatshëm që ta ofrojnë talentin e tyre që ta kompletojnë njërën nga marrëveshjet.
Sipas mediumit italian, Zaniolo dhe Chiesa kanë vlerë rreth 70 milionë euro në tregun e transferimeve, ndërsa torinasit do ta ofrojnë Orsolinin dhe një shumë të parave. /Lajmi.net/