Juventus kërkon pasuesin e Buffonit

Juventus konsideron rikthimin e Emil Audero ose Mattia Perin, nëse Gianluigi Buffon largohet nga "Bianconerët" këtë edicion.

Sport

29/03/2021 18:39

Sipas La Gazzetta dello Sport, gjiganti italian është duke shikuar në afatin veror nëse italian vendos të pensionohet apo t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër, transmeton lajmi.net.

43-vjeçari ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje këtë edicion dhe sipas gazetës italiane është në kërkim të një eksperiencë të re para se të pensionohet.

Juventus shikon dy portierë, duke nisur nga ish portieri i akademisë, Audero, që momentalisht është te Sampdoria.

Sampdoria e vlerëson kartonin e tij në 15 milionë euro dhe ka pasuesin Wladimero Falcone, që është huazim te Corsenza.

Ndërsa tjetër, është Perin, momentalisht huazim te Genoa./Lajmi.net/