Juventus jep të rejat për gjendjen e Chiellini: Lëndim i lehtë në muskulin e majtë

Giorgio Chiellini nuk është plotësisht i gatshëm për lojë.

Sport

08/02/2022 12:06

Skuadra e Juventus ka dhënë njoftimin e ri lidhur me situatën e qendërmbrojtësit italian, Chiellini.

Veterani i Juventus po vuan nga një lëndim dhe së fundmi i është nënshtruar disa testimeve të cilat nuk kanë dhënë lajmet më të mira të mundshme.

“Giorgio Chiellini iu nënshtrua skanimeve radiologjike në J Medical sot, dhe skanimet zbuluan një lezion të shkallës së ulët në muskulin e thellë në kofshën e majtë”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Nuk dihet akoma se sa gjatë do të mungojë qendërmbrojtësi i ‘Zonjës së Vjetër’. /Lajmi.net/