Juventus janë të bindur për transferimin e Pogbas

Juventusi janë të bindur se do të transferojnë në radhët e tyre mesfushorin francez, Paul Pogba.

Sport

12/06/2022 14:33

Pogba është një lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester United.

E ardhmja e francezit pritet të jetë në Torino, te Juventusi.

Sipas Fabrizio Romano, ‘Zonja e Vjetër’ janë të bindur se kanë arritur marrëveshje për transferimin e Pogbas drejt ‘Allianz Stadium’, përcjell lajmi.net.

Kontaktet do të vazhdojnë në ditët në vijim për të nënshkruar marrëveshjen me mesfushorin francez për një kontratë katërvjeçare.

Propozimi për pagën e Juventusit është ende rreth 8 milionë euro në sezon plus shtesa.

Mbetet të shihet nëse do të kompletohet shumë shpejtë transferimi i Pogbas te gjiganti italian./Lajmi.net/