Juventus, Inter dhe Milan bashkohen në takimin me 17 klubet e tjera italiane për Superligën Evropiane

Edhe pse priteshin të qëndrojnë jashtë, AC Milan, Inter dhe Juventus i janë bashkuar 17 skuadrave të tjera italiane në takimin për Superligën Evropiane.

Sport

19/04/2021 18:36

Sipas Sky Sport, takimi mes 20 klubeve të Seria A është duke vazhduar, derisa diskutimi i vetëm do jetë Superliga Evropiane, përcjellë lajmi.net.

Në këtë takim edhe drejtuesit e Interit, Milanit dhe Juventusit janë të pranishëm, derisa pritet që në orët në vijim të tregohet çfarë u diskutua.

Ndërkohë, kujtojmë se nesër do këtë takim mes 14 klubeve të Premierligës, ku pritet të mungojnë top gjashtë skuadrat që pranuan të jenë pjesë e kësaj Superlige./Lajmi.net/