Juventus insiston për Januzajn

Ylli kosovar Adnan Januzaj vazhdon të jetë objektiv i kampionit të Italisë, Juventus. Juventus vazhdon të jetë i interesuar për talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka njoftuar tabloidi britanik Daily Mirror. Kosovari me nënshtetësi belge nga ky stinor është inkuadruar në ekipin e parë të gjigantit nga Old Trafford, por ende nuk është aktivizuar…

Sport

06/09/2013 09:35

Ylli kosovar Adnan Januzaj vazhdon të jetë objektiv i kampionit të Italisë, Juventus.

Juventus vazhdon të jetë i interesuar për talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka njoftuar tabloidi britanik Daily Mirror.

Kosovari me nënshtetësi belge nga ky stinor është inkuadruar në ekipin e parë të gjigantit nga Old Trafford, por ende nuk është aktivizuar në edicionin e ri të Premierligës.

Ai luajti në duelin kundër Wigan Athletic në Superkupën e Italisë duke zëvendësuar Robin van Persien në çerekun e fundit të lojës.

Juventus synon ta transferojë Januzajn njësoj siç bëri vitin e kaluar me Paul Pogban, i cili erdhi si futbollist i lirë nga United.