Juventus e do Shaqirin, Bayerni kërkon Lichtsteinerin

Juventus vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e Xherdan Shaqirit. Dhe, Bayern Munich është kundërpërgjigjur duke kërkuar përfshirjen e Stephan Lichtsteiner në marrëveshjen eventuale.

Sport

27/08/2014 22:05

Në kërkim të një futbollisti me karakteristika sulmuese, Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë në objektivin e Juv entusit. Sot, janë zhvilluar kontakte të reja mes palëve për yllin kosovar.

Por, gazetari i mirënjohur i “Sky”, Gianluca di Marzio ka njoftuar se Bayern Munich i është përgjigjur kërkesës së Juventusit duke shprehur interesim për përfshirjen e Stephan Lichtsteiner në marrëveshje për kalimin e Shaqirit në Torino.

Dhe, Bianconerët janë përgjigjur me një “Jo” të prerë. Po ashtu, klubet nuk janë afër gjetjes së gjuhës së përbashkët për huazim. Bayern Munich kërkon 6 milionë euro tani dhe 25 milionë euro për blerjen e plotë të Shaqirit.

Shifra të larta, Juventus mendohet por për momentin Shaqiri është më larg.