Juventus – Dybala, ngecin negociatat për rinovimin e kontratës

Juventus dhe Paulo Dybala duket se akoma nuk janë afër që të rinovojnë kontratën.

Sport

30/10/2020 16:44

Agjenti i lojtarit do të kthehet në Argjentinë, me bisedimet që pritet të vazhdojnë më vonë.

Kontrata e Dybala është valide deri në vitin 2022, por skuadra po shtynë në maksimum për të rinovuar me të, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Tuttosport’, agjenti i Dybala kthehet në Argjentinë pa pasur mundësinë që të takonte Paraticin.

Problemi kryesor për marrëveshjen del të jetë paga e lojtarit. Dybala synon të dyfishojë pagën 7 milionëshe. /Lajmi.net/