“Juventus duhet ta transferojë Agueron”

Ish sulmuesi i Juventusit, Franco Causio beson se skuadra italiane duhet të nënshkruajë me Sergio Agueron.

Sport

31/03/2021 15:47

Argjentinasi do largohet nga Manchester City në fund të edicionit dhe pos Barcelonës, është i lidhur edhe me kalimin te Juventus ose Inter, transmeton lajmi.net.

Causio ka kërkuar nga ish klubi të nënshkruajë me Agueron sepse mendon se do të ishte si Carlos Tevez.

“Do përshtatej mjaftë mirë për Juventusin. Ai ka dëshmuar se mund të jetë i vyeshëm për shumë klube, duke dhënë 100 për qind”.

“Lojtarët nuk janë më 32 vjeç. Nëse do ishte te Juventus, do t’i ofroja dyvjeçare sepse jam i bindur që mund të jep shumë. Ai mund të jetë si Teves, por duhet të jetë i motivuar dhe të dëshirojë të fitojë”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, favoriti kryesor është Barcelona./Lajmi.net/