Juventus – Di Maria: Kjo është java vendimtare

Angel Di Maria vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre.

Sport

30/05/2022 20:23

Di Maria ka konfirmuar largimin e tij nga Paris Saint-Germain, pas shtatë sezoneve të mrekullueshme atje.

Anësori argjentinas që atëherë lidhet me një kalim të mundshëm te Juventus, por akoma nuk ka marrëveshje finale.

‘Goal’ më parë raportonte për një marrëveshje njëvjeçare mes palëve, por asgjë nuk është konfirmuar, përcjell lajmi.net.

Mediat në Itali tashmë bëjnë të ditur se drejtorët e Juventus presin që të takojnë agjentin e Angel Di Maria gjatë kësaj jave dhe kjo do të jetë java vendimtare për transferimin (e mundshëm) e Di Maria te Juventus. /Lajmi.net/