Juventus dëshiron Donnarumman, ofron dy lojtarë për shërbimet e tij

Gianluigi Donnarumma është emri i fundit në listën e dëshirave të Juventus.

Sport

15/11/2019 18:31

Kampionët e Serie A duket se kanë kthyer interesimin e tyre kah portieri i Milan, Donnarumma, dhe për të janë gati të ofrojnë shumë.

Me 19 muaj të mbetura në kontratë, Donnarumma është shënjestruar nga ‘Zonja e Vjetër’, e cila planifikon të ofrojë dy lojtarë për kartonin e tij.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Juve po shqyrton mundësinë që të ofrojë Demiral dhe Rugani për të siguruar një prej portierëve më premtues, transmeton lajmi.net.

Szczesny është zgjedhja e parë aktualisht në ‘Allianz Stadium’ dhe kontrata e polakut është valide deri në vitin 2021.

Mbetet të shihet nëse në skuadër do të afrohet edhe Gigi Donnarumma. /Lajmi.net/