Juventus, dëgjoje Shaqirin
Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri shpreson të shpallet futbollisti i ndeshjes në ballafaqimin kundër Juventusit të shtunën.

Sport
Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri është i gatshëm për ballafaqimin me Juventusin të shtunën.
Ylli kosovar shpreson të shpallet futbollisti i ndeshjes në Giuseppe Meazza.
“Lojtari i ndeshjes kundër Juventusit? Shpresoj shumë! Por, gjëja më e rëndësishme është që skuadra të luajë mirë dhe të fitojë”, u shpreh Shaqiri për “Sky Sports”, përcjell faqja zyrtare e Interit.
“Ata kanë përvojë të madhe dhe do të vijnë në Milano për të fituar, por ne do ta japim më të mirën tonë”, shtoi ai.