Juventus ‘blindon’ talentin e tyre
Juventus ka njoftuar që i kanë rinovuar kontratën talentit 18-vjeçari Cosimo Marco Da Graca deri në qershor të vitit 2024.
Sport
Lojtari i ri që debutoi me ekipin e parë në fitoren 4-0 ndaj Spal në Kupën e Italisë këtë edicion, ka nënshkruar kontratë trevjeçare, përcjellë lajmi.net.
Da Garca arriti nga Palermo në gushtin e vitit 2018 dhe nënshkroi kontratën e parë në vitin tjetër.
Tani, Graca do jetë te “Bianconerët” për se paku edhe tri vitet e ardhshme, derisa pritet të zhvillojë më shumë minuta edicionin tjetër./Lajmi.net/
UFFICIALE 🤝 #Under19
Marco #DaGraca rinnova fino al 30 giugno 2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣ ⚪⚫#ForzaJuve pic.twitter.com/YpmoaceILt
— JuventusFC Youth (@JuventusFCYouth) April 15, 2021