Juventus + Barcelona = kaos
Vetëm dy javë para finales në Ligën e Kampionëve mes Juventusit dhe Barcelonës është krijuar një kaos i madh për blerjen e biletave.

Sport
Juventus e Barcelona gjenden në një kaos, sa u përket vështirësive të tifozëve për të blerë bileta për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.
Në rrjetet sociale shumë tifozë e sidomos ata të skuadrës italiane janë ankuar për vështirësisë në blerjen e biletave për ndeshjen e 6 qershorit në Berlin.
Përveç çmimeve në rritje për transport, edhe bileta e ballafaqimit nuk është aspak e lehtë për t’u siguruar për faktin se Juventus ka marrëveshje me kompani që merren me shitjen e tyre, për dallim nga Barcelona që shpeshherë i shpërndanë me short.