Juventus, Barcelona dhe Real Madrid nisin Superligën në verë – ftojnë Milanin

Projekti i Superligës së Evropës do të aktivizohet gjatë verës, por në një version pak më ndryshe.

Sport

22/02/2022 21:27

Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi po planifikojnë një turne për fazën përgatitore gjatë verës, përcjell lajmi.net.

Ky turne planifikohet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tri skuadrat mund ta ftojnë edhe Milanin për pjesëmarrje.

Këto katër skuadra do të zhvillonin ndeshjet e tyre përgjatë disa qyteteve të pjesës perëndimore të Amerikës, përfshirë Los Angeles.

Kjo po konsiderohet nga mediat evropiane vetëm si një paralajmërim i asaj se çfarë mund të jetë Superliga e Evropës. /Lajmi.net/