Juventus, Barcelona dhe Real Madrid i kundërpërgjigjen UEFA-s: Tërhiqni procedurat, po shkelni ligjin

Klubet të cilat po vazhdojnë të besojnë në krijimin e një Superlige Evropiane, Juventus Barcelona dhe Real Madrid janë kundërpërgjigjur UEFA-s mbi procedura disiplinore që kjo e fundit ka hapur.

Sport

26/05/2021 18:53

Përmes një postimi të përbashkët që kanë bërë klubet, respektivisht në llogaritë e tyre zyrtare, iu kanë kundërpërgjigjur UEFA-s, njofton lajmi.net.

“FC Barcelona, ​​Juventus FC dhe Real Madrid CF dëshirojnë të shprehin refuzimin e tyre absolut të detyrimit këmbëngulës që UEFA ka qenë duke mbajtur ndaj tre prej institucioneve më të rëndësishme në historinë e futbollit”, shkruhet në fillim.

Ata besojnë se ky qëndrim autoritar përbën një shkelje flagrante të vendimit të gjykatave të drejtësisë, të cilat tashmë kanë bërë një deklaratë të qartë duke paralajmëruar UEFA të përmbahet nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund të penalizojë klubet themeluese të Superligës ndërsa procedurat ligjore janë duke vazhduar.

Klubet besojnë se hapja e procedimeve disiplinore nga UEFA janë të pakuptueshme dhe majde janë një sulm i drejtpërdrejtë kundër sundimit të ligjit, madje edhepërbën një mungesë respekti ndaj autoritetit të gjykatave të drejtësisë.

Tutje në njoftim thuhet se Superliga ka synim vetëm përmirësimin e futbollit evropian, e madje besojnë se përmes një dialogu me UEFA-n do të arrihet ky objektiv i tyre.

Ata presin që UEFA të tërheq procedurat gjyqësore në vazhdim. ” Barcelona, ​​Juventus dhe Real Madrid, të gjithë më shumë se një shekull të vjetër, nuk do të pranojnë asnjë formë shtrëngimi apo presioni të patolerueshëm, ndërsa ata mbeten të fortë në gatishmërinë e tyre për të debatuar, me respekt dhe përmes dialogut, zgjidhjet urgjente që aktualisht i duhen futbollit”.

Në fund, ata kanë përmbledhur mesazhin, duke thënë: “Ose ne reformojmë futbollin ose do të duhet të shohim rënien e tij të pashmangshme”.

Barcelona, Juventus dhe Real Madrid mbesin klubet e vetme që besojnë se Superliga Evropiane është shpëtim i futbollit dhe jo shkatërrim i tij./Lajmi.net/