Juve synon transferimin e Chiesa

Federico Chiesa rikthehet të jetë një objektiv për Juventusin.

Sport

25/09/2020 08:07

Alfredo Pedulla raporton se Juventus janë duke konsideruar të nisin një ofertë për Federico Chiesa, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Fiorentina po kërkon të paktën 60 milionë për yllin e tyre të skuadrës.

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, do të ketë një takim me agjentin e lojtarit, për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm.

Chiesa është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2016, dhe në 134 paraqitje ka shënuar 25 gola./Lajmi.net/