Juve dhe Roma në garë për Zaha

Ylli i Premier League, Wilfried Zaha është në radarin e gjigantëve të Serie A. Lojtari i Crystal Palace, Zaha mund të gjejë veten në një aventurë larg Anglisë, me skuadrat italiane që po interesohen për të. Raportime të ‘Tutto Juve’ bëjnë të ditur se Juventus dhe Roma po interesohen për Wilfried Zaha, përcjell lajmi.net. Thuhet…

Sport

13/11/2022 22:57

Ylli i Premier League, Wilfried Zaha është në radarin e gjigantëve të Serie A.

Lojtari i Crystal Palace, Zaha mund të gjejë veten në një aventurë larg Anglisë, me skuadrat italiane që po interesohen për të.

Raportime të ‘Tutto Juve’ bëjnë të ditur se Juventus dhe Roma po interesohen për Wilfried Zaha, përcjell lajmi.net.

Thuhet se ‘Biankoneri’ janë skuadra më e fundit që kanë nisur të bëjnë kalkulimet për anësorin sulmues.

Zaha do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe ‘Zonja e Vjetër’ shpreson ta transferojë falas kartonin e tij.

Juve dhe Roma nuk janë skuadrat e vetme në garë për Zaha, por shihen si dy më seriozet. /Lajmi.net/