Juve dëshiron t’ia realizojë ëndrrën Pogbas
Juventus do të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të Paul Pogba në Serie A, me pretendimet se lojtari do të largohet nga Manchester United gjatë verës.

Sport
Mesfushori francez në verën e vitit 2016 u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur për 105 milionë euro pikërisht nga Juventus iu bashkua Manchester Unitedit.
27 vjeçari që këtë sezon po përmbush tre vite në ‘Old Trafford’, ka dështuar të lë gjurmë te ‘Djajtë e Kuq’, dhe shitja e tij po konsiderohet gjatë derës.
‘Calciomercato’ raporton se Juventus janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimi të Pogbas, i cili ende ka kujtime të mira nga koha e tij në Torino, përcjell ‘lajmi.net’.
Për Paul Pogban ka interesim edhe nga Spanja, konkretisht nga Real Madrid, që për trajner ka Zinedine Zidanen./Lajmi.net/